Një person ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është sulmuar nga disa persona, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar se therja është kryer nga një i dyshuar tashmë i njohur për organet e rendit.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit e tjerë janë ende në kërkim, ndërsa rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse.



