Lajme

Osmani për CNN: Qytetarët kërkuan kompromis, nuk ka vend për “one man show”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe situatën politike në vend gjatë një interviste për CNN.

Osmani tha se mesazhi i qytetarëve nga zgjedhjet është i qartë dhe se partitë politike duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis në mënyrë që të tejkalohet bllokada politike.

“Mendoj se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis mes forcave politike dhe s’ka vend për ‘one man show’”, deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar edhe në të kaluarën se forcat politike kanë ditur të bashkohen kur ka qenë e nevojshme për interesin e vendit dhe për tejkalimin e krizave institucionale.

Ajo theksoi se bashkëpunimi politik mbetet çelësi për formimin e institucioneve dhe për avancimin e proceseve të rëndësishme shtetërore.

https://www.facebook.com/watch/?v=2264412910964958