Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë përpunuar 75.2 për qind e votave në nivel vendi.
Sipas rezultateve të deritanishme, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më e votuara është Vjosa Osmani me 53,534 vota.
Pas saj renditet Doarsa Kica-Xhelili, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt janë Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Rezultatet tregojnë se gara për pozitat e para në listën e LDK-së mbetet dinamike, ndërsa numërimi i votave ende nuk ka përfunduar.
Top 10 kandidatët më të votuar të LDK-së deri tani:
- Vjosa Osmani – 53,534 vota
- Doarsa Kica-Xhelili
- Hykmete Bajrami
- Avdullah Hoti
- Lumir Abdixhiku
- Ukë Rugova
- Kujtim Shala
- Anton Quni
- Armend Zemaj
- Lutfi Haziri



