Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 22 qershor në Francë i ka marrë jetën bashkatdhetares Besire Kolgeci-Baraliu.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Bukosh, e cila njoftoi se në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes.
Sipas njoftimit, të lënduarit po trajtohen në një spital në Bazel, ku ndodhen nën përkujdesjen e personelit mjekësor.
Vdekja e Besire Kolgeci-Baraliut ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe dhimbjen për humbjen e saj.
Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u janë shprehur ngushëllime për humbjen e më të dashurës së tyre, ndërsa për të lënduarit janë bërë urime për shërim të shpejtë dhe të plotë.



