02.05.2026
Dinamikat e “Big Brother VIP Albania” janë në kulmin e tyre tani që spektakli po i drejtohet finales së madhe. Një nga finalistet më të komentuara, Selin, në një intervistë ekskluzive për Big Brother Radio në Top Albania Radio, ka folur hapur për ndjenjat e saj, marrëdhëniet me banorët dhe pritshmëritë për çmimin e madh.
E pyetur nga moderatori Blendi Salaj se si do të ndihej nëse do të renditej e dyta ose nuk do ta fitonte fare edicionin, Selin u tregua mjaft e sinqertë:
“Do të gënjeja dhe do të ishte shumë hipokrite nëse do të thosha se është në rregull. Normalisht që do të mërzitesha. Por, mendoj që unë këtu brenda e kam fituar ‘Big Brother-in’ tim,” u shpreh ajo.
Selin theksoi se pavarësisht nëse e merr apo jo çekun, ajo tashmë ka marrë dhuratat më të rëndësishme nga kjo përvojë:
Gjatë intervistës, finalistja preku edhe raportet e saj komplekse brenda shtëpisë, veçanërisht marrëdhënien midis Mirit dhe Rogertit, duke sqaruar pozicionin e saj në këto dinamika që kanë mbajtur mbërthyer shikuesit gjatë javëve të fundit.
Selin e mbylli rrëfimin e saj me kokën lart, duke deklaruar se pavarësisht rezultatit zyrtar, ajo ndihet fituese e plotë e këtij edicioni.
Burimi: Top Albania Radio / Big Brother Radio