Një rrahje masive ka ndodhur të martën në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone janë përfshirë disa persona, duke rezultuar me të lënduar dhe të arrestuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor 2026, rreth orës 18:20.
Policia njofton se janë arrestuar gjithsej 15 persona, të cilët dyshohet se janë rrahur mes vete pas konfliktit për çështje pronësore.
Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.



