Lajme

Rama: Kosova duhet ta fitojë paqen duke bërë detyrat e veta, Serbia kurrë mos i bëftë

Rama: Kosova e ka fituar luftën, por duhet ta fitojë paqen duke bërë detyrat e veta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova është bërë peng i Serbisë me vullnetin e saj, ndonëse sipas tij “Kosova nuk ka fare lidhje me Serbinë”.

Në një intervistë për “Jehona Politike”, Rama tha se Kosova e ka fituar luftën, por tani duhet të fitojë paqen, që nënkupton integrimin e saj në bashkësinë demokratike ndërkombëtare.

“Që ta fitojë paqen, Kosova nuk duhet të shohë fare nga Beogradi. Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e saj, jo për serbët. Nëse në tryezën e dialogut janë disa pika për t’u përmbushur, Kosova t’i bëjë ato në mënyrë unilaterale dhe të ecë përpara. Nuk ka rëndësi çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”, tha Rama.

Ai shtoi se, nëse Kosova përmbush obligimet e saj ndërkombëtare dhe Serbia jo, atëherë “me të drejtë mund t’i thotë të gjithëve: merruni me Serbinë, unë dua vendin tim dhe rrugën time”.