Lajme

Prishtina përgatitet për temperaturat e larta, rikthehen fontanat publike

Kryetari i Përparim Rama ka bërë të ditur se kryeqyteti po hyn në fazën e përgatitjeve për sezonin veror, me rikthimin në funksion të fontanave publike në disa pjesë të qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se fontanat do të kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të freskët për qytetarët gjatë ditëve të nxehta që pritet të karakterizojnë muajt e verës.

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar ai.

Rikthimi i fontanave konsiderohet pjesë e masave të ndërmarra nga Komuna e Prishtina për të përmirësuar hapësirat publike dhe për të ofruar më shumë komoditet për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit veror.