Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një përditësim të ri lidhur me ndarjen e mandateve për Kuvendin e Kosovës, bazuar në votat e numëruara deri më tani.
Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) vazhdon të kryesojë me 49 ulëse në Kuvend, duke mbetur subjekti politik me numrin më të madh të mandateve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 21 ulëse.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) aktualisht ka 8 mandate në legjislaturën e ardhshme.
Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar dhe kanë mbetur vota për t’u procesuar, përfshirë votat nga diaspora, votat me kusht dhe kategori të tjera që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Për këtë arsye, ndarja aktuale e mandateve mbetet preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar të rezultateve nga KQZ-ja.
Ndarja aktuale e mandateve
- VV – 49 deputetë
- PDK – 24 deputetë
- LDK – 21 deputetë
- AAK – 8 deputetë



