Lajme

Mbi 6 mijë shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët gjatë vitit 2026

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit 2026 deri më tani u është ndaluar drejtimi i automjeteve mbi 6 mijë shoferëve për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut.

Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej 6,259 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët në kuadër të masave mbrojtëse të parapara me legjislacionin në fuqi.

Policia theksoi se veprimet e saj bazohen në ligjet që rregullojnë fushën e trafikut rrugor në Kosovë dhe se, përveç gjobave, për kundërvajtje të caktuara parashihen edhe masa shtesë si ndalimi i drejtimit të automjetit.

Reagimi i Policisë vjen pas debatit të ngritur nga disa njohës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë shprehur dilema nëse konfiskimi i patentë shoferëve mund të cenojë të drejtat e njeriut. Megjithatë, Policia ka insistuar se të gjitha veprimet ndërmerren në përputhje me ligjin.