Politikë

Kurti: Statusi i kandidatit është urgjencë, shpresojmë që në dhjetor të kërkohet opinioni i Komisionit

Kryeministri Albin Kurti tha në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel se marrja e statusit të vendit kandidat për Kosovën tashmë është çështje urgjence.

Ai shprehu pritjen që në takimin e Këshillit Evropian në dhjetor, Komisionit t’i kërkohet opinion për kërkesën e Kosovës për anëtarësim. “Nuk e kërkojmë si favor, por si diçka që e kemi merituar”, tha Kurti.

Kurti tha gjithashtu se Serbia duhet ta arrestojë dhe ta dorëzojë Milan Radoiçiqin. Gjatë samitit, ai u pa edhe duke shtrënguar duart me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burimi: Gazeta Express, Ekonomia Online