Shëndetësi

Kuvendi rrëzon rezolutën për mungesën e barnave onkologjike

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga PDK-ja pas interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për mungesën e barnave onkologjike.

Interpelanca u zhvillua më 12 nëntor, pas vdekjes së një pacienteje me kancer gjiri që kishte mbetur katër muaj pa terapi.

Në votim morën pjesë 74 deputetë: 26 votuan për, ndërsa 49 kundër.

Burimi: Gazeta Express, Ekonomia Online