Lajme

Tre të arrestuar për mashtrim të të huajve me investime të rreme, sekuestrohen 19 vetura dhe pasuri mbi 1 milion euro

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, të dyshuar për krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale. Sipas hetimeve, të dyshuarit kontaktonin kryesisht shtetas të huaj dhe i bindnin të investonin në platforma të rreme.

Në kontrollet në katër lokacione u sekuestruan 19 vetura, një motoçikletë, telefona, kompjuterë, mbi 4 mijë euro para të gatshme dhe dokumente, me vlerë totale mbi 1 milion euro.

Burimi: Gazeta Express, Telegrafi