Kujtim Aliu, 46-vjeçar nga Peja, është personi që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së hënës pasi u godit nga një veturë në Rrugën e Kombit.
Sipas raportimeve, Aliu punonte si kondukter autobusi dhe ishte i njohur për kolegët dhe udhëtarët me të cilët kishte bashkëpunuar ndër vite.
Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur pikëllim te familjarët, miqtë dhe kolegët e punës.
Kompania e transportit ku ai punonte ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e punonjësit të saj dhe duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
Rrethanat e aksidentit tragjik po hetohen nga autoritetet kompetente, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve. /Klankosova.tv




