Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot.
Sipas të dhënave të publikuara, deri në orën 17:00 kanë votuar 27.87 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në shifra konkrete, deri në këtë orë kanë votuar gjithsej 546,185 qytetarë.
KQZ pritet të publikojë përditësime të tjera deri në mbylljen e procesit zgjedhor.



