Lajme

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 265 mijë qytetarë, pjesëmarrja 13.56%

Deri në orën 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel, të drejtën e votës e kanë ushtruar 265,802 qytetarë, që përbën 13.56 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjithë territorin e Kosovës, në gjithsej 949 qendra votimi me 2,550 vendvotime.

Nga ky numër, 911 qendra me 2,498 vendvotime janë të destinuara për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra – nga një në secilën komunë – me 52 vendvotime janë caktuar për votimin me kusht.

Sipas të dhënave zyrtare, të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë gjithsej 2,092,174 qytetarë.