Lajme

KQZ numëron mbi 99% të votave, VV prin me 42.91 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa deri më tani janë numëruar 99.44 për qind e votave, përkatësisht 2.484 nga 2.498 kuti votimi.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.91 për qind ose 297.363 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08 për qind apo 146.108 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 17.60 për qind, përkatësisht 121.987 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7.17 për qind ose 49.712 vota.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga vendvotimet, procesi do të vazhdojë në Qendrat Komunale të Numërimit.