Lajme

Dalin rezultatet e reja në PDK, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani jashtë 25 më të votuarve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin e fundit të rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa deri tani janë numëruar 21.30 për qind e votave.

Sipas të dhënave aktuale, jashtë listës së 25 kandidatëve më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë mbetur disa figura të njohura të partisë, përfshirë Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Aida Dërgutin, Eliza Hoxhën dhe Hajdar Beqën.

Listën e kandidatëve më të votuar e kryeson Bedri Hamza me 22,197 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda me 14,118 vota dhe Arian Tahiri me 12,344 vota.

Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar renditen edhe Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

10 kandidatët më të votuar të PDK-së deri tani:

  1. Bedri Hamza – 22,197 vota
  2. Përparim Gruda – 14,118 vota
  3. Arian Tahiri – 12,344 vota
  4. Uran Ismaili – 10,834 vota
  5. Sala Jashari – 7,939 vota
  6. Vlora Çitaku – 7,607 vota
  7. Ganimete Musliu – 5,944 vota
  8. Arben Mustafa – 5,339 vota
  9. Mërgim Lushtaku – 5,217 vota
  10. Enver Hoxhaj – 4,836 vota

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave në të gjitha komunat.