Janë identifikuar dy viktimat nga Topanica e Kamenicës që humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani.
Bëhet fjalë për motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, vdekja e të cilave ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit e tyre.
Pas publikimit të lajmit tragjik, familjarët kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të dy vajzave.
“Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, thuhet në mesazhin e një familjari.
Vdekja e dy motrave ka lënë në pikëllim të thellë familjen dhe komunitetin nga i cili ato vinin.




