Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në funksion të krijimit të institucioneve të reja dhe stabilitetit politik në vend.
Haziri tha se Kosova po përballet me sfida dhe kriza të ndryshme, prandaj formimi sa më i shpejtë i institucioneve është i domosdoshëm.
Duke folur për mundësinë e një koalicioni ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes, ai theksoi se deri më tani nuk ka pasur komunikime zyrtare mes dy partive, pasi kanë qenë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore.
“Ne jemi të gatshëm qysh sonte për bashkëpunim”, deklaroi Haziri, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit politik për krijimin e institucioneve të reja.



