Janë publikuar rezultatet e para të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe të transmetuara në T7 pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Sipas këtyre projeksioneve, Lëvizja Vetëvendosje renditet si forca e parë politike në vend me 43 për qind të votave.
Në vendin e dytë sipas Exit Poll-it pozicionohet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 18 për qind të mbështetjes së qytetarëve.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sipas këtij Exit Poll-i ka siguruar 7 për qind të votave.
Duhet theksuar se këto janë rezultate të Exit Poll-it dhe nuk përfaqësojnë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare do të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas numërimit të votave.
Rezultatet e Exit Poll-it:
- Lëvizja Vetëvendosje (VV) – 43%
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22%
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18%
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7%
Burimi: Albanian Post / T7



