Lajme

Dy persona ndalohen për 48 orë, dyshohet se dëmtuan fletëvotimet në Prishtinë dhe Drenas

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet gjatë procesit zgjedhor.

Njëri rast është raportuar në Prishtinë, ndërsa tjetri në Drenas.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste për veprën ‘Asgjësim i dokumentit të votimit’ (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se personat e përfshirë kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti.