Lajme

Doarsa Kica ironizon Kurtin: Moti e kam kuptuar që zgjidhjet i pret nga qielli

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica, ka reaguar me ironi ndaj një deklarate me shaka të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti kishte thënë se: “Nëse ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi”, deklaratë që nxiti reagimin e Kicës në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se prej kohësh ka kuptuar se Kurti pret zgjidhjet nga qielli.

“‘Nëse ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi’ paska thënë Kurti. Moti e kam kuptu që ky zgjidhjet i pret nga qielli!”, ka shkruar Kica.

Ajo vazhdoi me ironi duke shtuar se pret që ndonjë zyrtar i Vetëvendosjes të dalë dhe ta interpretojë deklaratën si sukses qeveritar.

“Besoj për pak del ndonjë zyrtar i tij e na tregon si kryeministri paska mendu që shiu pas diellit është bereqet, e nëse rastësisht bie, është arritje e qeverisë”, ka shkruar ajo.