Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me protestat që po mbahen në Tiranë, duke kundërshtuar pretendimet se pjesëmarrësit në to po ndikohen nga faktorë të jashtëm ose nga rrjetet sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati tha se protestuesit janë qytetarë të revoltuar që kërkojnë më shumë drejtësi, dinjitet dhe mundësi për të gjithë, duke theksuar se ata janë të vetëdijshëm për pasojat e lidhjeve mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.
Ai vlerësoi se Shqipëria ndodhet në një moment që kërkon reflektim dhe përgjegjësi, duke shtuar se ideja e një “Shqipërie të Re” nuk është më vetëm një aspiratë, por një proces i pashmangshëm.
Sipas Bushatit, çdo ditë që kalon forcon bindjen se vendi ka nevojë për ndryshim dhe për një qasje të re ndaj sfidave politike dhe shoqërore.



