Lajme

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se u ofroi ryshfet policëve kufitarë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bërnjak nën dyshimin për veprën penale të dhënies së ryshfetit ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas autoriteteve, rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, kur i dyshuari dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë shumën prej 30 eurosh me qëllim që të hynte kundërligjshëm në Republikën e Kosovës.

Bankënotat e përdorura për ryshfet janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.