Lajme

Hamza takon ambasadorin gjerman, diskutohen hapat për formimin e institucioneve të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe procesin e krijimit të institucioneve të reja.

Sipas PDK-së, në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit institucional. Hamza ka ritheksuar përkushtimin e partisë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend.

Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për partneritetin dhe marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve.