Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prugoc–Besi, përfshihen disa automjete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Prugoc–Besi, ku sipas informacioneve të para janë përfshirë disa automjete.

Nga pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet se përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira.

Sipas burimeve fillestare, dyshohet se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, megjithatë ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente, ndërsa pritet që autoritetet të japin informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve dhe ekzaminimit të rrethanave që çuan deri te aksidenti.