Lajme

Aksident fatal në Vranidoll të Prishtinës, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se aksidenti është raportuar rreth orës 12:00.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.