16.04.2026
LDK prezanton kryesinë e re, 34 anëtarë – 14 figura të vjetra mbesin jashtë
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar për përbërjen e re të kryesisë së saj, e cila është emëruar nga lideri i partisë, Lumir Abdixhiku.
Sipas njoftimit zyrtar, kryesia aktuale përbëhet nga 34 anëtarë dhe pritet të plotësohet edhe me përfaqësues nga degët më të mëdha të partisë.
Lista e re ka sjellë ndryshime të dukshme, duke lënë jashtë një numër të konsiderueshëm figurash të njohura të LDK-së. Plot 14 anëtarë të kryesisë së mëparshme nuk janë përfshirë në përbërjen e re.
Ndër emrat që kanë mbetur jashtë janë: Arben Gashi, Besa Gaxherri, Driton Selmanaj, Besnik Osmani, Imri Ahmeti dhe Muhamet Hamiti.
Lista e plotë e anëtarëve që nuk janë pjesë e kryesisë së re:
Arben Gashi; Besa Gaxherri; Besnik Osmani; Driton Selmanaj; Elmire Nikçi Rexha; Florian Dushi; Imri Ahmeti; Lirije Kajtazi; Mirjeta Kalludra; Muhamet Hamiti; Rrezarta Krasniqi; Visar Berisha; Vlora Dumoshi; Xhafer Tahiri.
Nga ana tjetër, kryesia e re përfshin edhe emra të rinj që më parë nuk kanë qenë pjesë e saj, duke sinjalizuar një riformatim të strukturës drejtuese të partisë.
Emrat e rinj në kryesinë e LDK-së:
Arbër Ismajli; Arjeta Salihu Abazi; Ermal Sadiku; Fadil Hadergjonaj; Festim Kabashi; Sokol Havolli; Ukë Rugova.