Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet gjatë procesit zgjedhor.
Njëri rast është raportuar në Prishtinë, ndërsa tjetri në Drenas.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste për veprën ‘Asgjësim i dokumentit të votimit’ (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se personat e përfshirë kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti.



