Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka rritur nivelin e gatishmërisë në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen nesër në vend.
Sipas autoriteteve, zyrtarët policorë do të jenë të angazhuar në të gjitha komunat për të garantuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Policia ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka pranuar informacione të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor, të cilat janë trajtuar sipas procedurave ligjore.
Institucionet e sigurisë kanë apeluar tek qytetarët dhe subjektet politike që të respektojnë rregullat zgjedhore dhe të kontribuojnë për një proces demokratik, të qetë dhe pa incidente.
Kosova hyn kështu në ditën vendimtare të zgjedhjeve me masa të shtuara sigurie dhe me përgatitje të plota institucionale.