Hamza prezanton programin ekonomik

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij ekonomik. Ai ka premtuar mbështetje më të madhe për bizneset, krijim të vendeve të reja të punës dhe investime në sektorët strategjikë. Hamza tha se zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve do të jenë prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.