Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjatë vizitës në Prishtinë ka theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve stabile dhe funksionale në Kosovë. Ai deklaroi se perspektiva evropiane e vendit mbetet e hapur, por përparimi drejt Bashkimit Evropian varet nga vazhdimi i reformave dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike. Costa zhvilloi takime me liderët institucionalë dhe përfaqësues të partive politike, duke përsëritur mbështetjen e BE-së për Kosovën.
Costa: Kosova ka nevojë për institucione të forta



