Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi në përfundim të samitit BE–Ballkani Perëndimor se fondet e Planit të Rritjes do të rishpërndahen në favor të vendeve që kanë përparuar më shumë me reformat.
Ajo nuk i përmendi emrat, por sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në BE, fondet shtesë do t’i marrin Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për para që Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina i kanë humbur përgjithmonë, pasi nuk i respektuan afatet për zbatimin e reformave. Shumat e sakta ende nuk dihen.
Burimi: Gazeta Express, Radio Evropa e Lirë


