Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një email mashtrues që shpërndahet në emër të Policisë dhe të Agjencisë së Kosovës për Siguri Kibernetike.
Emaili mban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të Paligjshme” dhe pretendon se pranuesit janë përfshirë në krime online e trafik droge, duke i kërcënuar me arrestim nëse nuk përgjigjen brenda 24 orëve.
Policia sqaron se dokumenti nuk është lëshuar nga ajo dhe u bën thirrje qytetarëve të mos u përgjigjen emailave të tillë dhe të mos veprojnë sipas përmbajtjes së tyre.
Burimi: Telegrafi


