Në më pak se dy vjet në tregun e Kosovës, platforma e dërgesave Wolt është zgjeruar në pesë qytete dhe ka mbi 1,400 biznese dhe mbi 750 korrierë të regjistruar.
Drejtori i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, Lisandri Dragoj, foli në Startup Grind Prishtina, gjatë Javës Globale të Ndërmarrësisë, dhe tha se pritja nga konsumatorët ka qenë më e mirë se sa pritej.
Sipas tij, restorantet, marketet dhe dyqanet përmes platformës marrin porosi edhe nga klientë që jetojnë larg tyre.
Burimi: Telegrafi


