Ka nisur procesi i kthimit të parave për donatorët që kontribuuan përmes platformës GoFundMe në Gjermani, në rastin e të dyshuarit nga Gjilani që pretendoi se vuante nga leukemia.
Sipas Prokurorisë, ai grumbulloi afro 190 mijë euro nga qytetarët në Kosovë dhe diasporë. Llogaritë bankare në Kosovë janë bllokuar dhe paratë do të mbeten të ngrira deri në vendimin e gjykatës.
Hetimet nisën nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë. I dyshuari ndodhet në paraburgim për një muaj.
Burimi: Telegrafi, Ekonomia Online


