Lajme

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet me burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe 30 vjet burg për Kushtrim Kokallën, për vrasjen e Liridona Ademajt.

Apeli refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, të përfaqësuesit të palës së dëmtuar dhe të mbrojtësve të të akuzuarve, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 6 korrikut 2026.

Murseli u dënua për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Plava edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa Kokalla për ndihmë në vrasje të rëndë.

Burimi: Telegrafi, Radio Evropa e Lirë