Rreth 19.7 për qind e të rriturve në Kosovë shqyrtojnë mundësinë e emigrimit, sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Kjo është përqindja më e ulët në rajon. Pas Kosovës renditen Serbia me 22.4 për qind, Maqedonia e Veriut me 26.1 dhe Shqipëria me 27.6 për qind.
Përqindjet më të larta shënohen në Mal të Zi, me 38.4 për qind, dhe në Bosnjë e Hercegovinë, me 41.6 për qind.
Burimi: Gazeta Express


