Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin E.A., i cili akuzohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute.
Sipas Prokurorisë, nga 9 deri më 21 nëntor ai paraqiti dokumentacion të rremë nga një spital në Stamboll dhe përmes një fushate online mblodhi rreth 162.5 mijë euro.
Edhe përmes aktiviteteve në qytetin e Gjilanit u grumbulluan rreth 26.7 mijë euro, kështu që shuma e përgjithshme arrin mbi 189 mijë euro.
Ai dyshohet për veprën penale mashtrim. Gjykata vlerësoi se masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës.
Burimi: Gazeta Express, Telegrafi


