Një banesë në Ferizaj është përfshirë nga zjarri gjatë natës së shtunë drejt së dielës, duke detyruar evakuimin e banorëve të ndërtesës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se zjarri u lajmërua rreth orës 02:58 në katin e katërt të një kompleksi banesor në rrugën “Sali Çeku”.
Policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente evakuuan banorët. Zjarri u shua plotësisht rreth orës 05:15, pas së cilës banorët u kthyen në banesat e tyre.
Janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një zjarrfikës pësoi djegie në dorë.
Burimi: Ekonomia Online, Klan Kosova


