Avokati serb Çedomir Stojkoviq i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të Serbisë të deklarojë nëse Milan Radoiçiq është lejuar të kalojë kufirin ligjërisht.
Kjo vjen pasi policia kufitare serbe tha se askush me ndalim të kalimit të kufirit apo me kërkim aktiv nuk mund ta kalojë atë ligjërisht. Sipas Stojkoviqit, kjo deklaratë lë të kuptohet se Radoiçiqit iu lejua kalimi, gjë që ai e quan skandal.
Radoiçiq, i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë më 2023, kishte ndalim largimi nga Serbia dhe pasaportë të sekuestruar. Mediat raportuan në mes të nëntorit se ai mund të jetë larguar drejt Rusisë.
Burimi: Telegrafi


