Ekonomi

Çmime më të ulëta e cilësi më e mirë: Shqiptarët nga Shqipëria vijnë në Kosovë për të blerë ushqime

Kosova po bëhet destinacion për blerësit nga Shqipëria, të cilët thonë se këtu gjejnë ushqime më të lira dhe më cilësore.

Klodiana Shala, ish-atlete dhe sot sipërmarrëse, tregoi për Radion Evropa e Lirë se të paktën një herë në muaj del jashtë Shqipërisë për të blerë, kryesisht në Kosovë, ku sipas saj çmimet e ushqimeve janë thuajse përgjysmë.

Ajo u ankua edhe për shërbimet shëndetësore në Shqipëri, ku thotë se paguan sigurime të konsiderueshme por merr shërbime minimale.

Kostoja e jetesës është ndër temat e protestave që vazhdojnë prej gati gjashtë muajsh para Kryeministrisë në Tiranë.

Burimi: Telegrafi, Radio Evropa e Lirë