Ekonomi

MINTI lanson kampanjën “Dhuro Made in Kosova” për produktet vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, për të promovuar produktet vendore përmes platformave të tregtisë elektronike.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se kampanja vjen në prag të festave të nëntorit dhe fundvitit, kur qytetarët dhe diaspora blejnë dhurata. Kampanjës i janë bashkuar platformat Gjirafa, Foleja dhe Shopaz.

Kampanja vazhdon deri në fillim të vitit 2027, ndërsa bizneset dhe prodhuesit vendorë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e saj.

Sipas Kusari-Lilës, çdo produkt vendas i blerë mbështet vende pune për të rinjtë dhe një ekonomi më të fortë.

Burimi: Telegrafi