Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta trajtojë Kosovën me të njëjtat standarde në procesin e integrimit, ashtu si Ukrainën dhe Moldavinë.
Kraki e ngriti këtë çështje në sesionin e 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë në Bruksel, ku kryesoi delegacionin e Kosovës. Ai u bëri thirrje edhe shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.
Sipas Krakit, eurodeputeti dhe ish-kryeministri belg Elio Di Rupo shprehu shpresë për një qasje të re nga pushteti i ri në Serbi, por tha se nuk është në pozitë t’u tregojë vendeve mosnjohëse çfarë të bëjnë.
Kraki e kritikoi këtë përgjigje si mënyrë për të shtyrë kohën pa i zgjidhur problemet reale.
Burimi: Telegrafi, Ekonomia Online


