Politikë

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Berlin

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga deputetet Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, mori pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin.

Mehmeti-Selimi, që udhëheq delegacionin, tha se pjesëmarrja dëshmon përkushtimin për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe orientimin e saj euroatlantik.

Ajo theksoi se Kosova duhet të jetë pjesë aktive e diskutimeve për sigurinë dhe stabilitetin, si partnere e besueshme e NATO-s.

Burimi: Gazeta Express