Lajme

Ekstradohet në SHBA një kosovar i dyshuar për krime kibernetike

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që lidhen me krimet kibernetike.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Burimi: Bota Sot