Fixhi ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare për shkak të një thatësire të rëndë të lidhur me fenomenin El Niño. Thatësira po kërcënon rezervat e ujit, bujqësinë dhe blegtorinë në këtë arkipelag të Paqësorit Jugor.
Në disa zona rezervat e ujit kanë rënë në nivele alarmante, dhe autoritetet po i furnizojnë fshatrat me ujë të pijshëm me cisterna. El Niño ngroh ujërat e Paqësorit dhe ndryshon erërat dhe reshjet në shumë pjesë të botës.
Burimi: Bota Sot



