Ura e Krimesë, që lidh gadishullin me Rusinë, është sulmuar sërish të mërkurën në mbrëmje. Autoritetet ruse u detyruan të ndërpresin përkohësisht trafikun.
Ky sulm vjen vetëm dy ditë pas goditjes së mëparshme ukrainase, e cila sipas Kievit shkaktoi dëme të mëdha në pjesën rrugore të urës. Kreu i autoriteteve ruse në Krime, Sergei Aksyonov, tha se ekipet janë në vendngjarje dhe po vlerësojnë dëmet.
Burimi: Bota Sot



