Sipas Policisë së Kosovës, mesazhet SMS që kërkojnë përditësimin e të dhënave bankare janë forma më e shpeshtë e mashtrimit me SMS ndër rastet e raportuara nga qytetarët. Të shpeshta janë edhe mesazhet për pako në pritje ose për gjoba trafiku.
Shefi i hetimeve të krimeve kibernetike në Polici, Fadil Abdyli, tha për Radion Evropa e Lirë se një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë rënë pre e këtyre mesazheve. Ky lloj mashtrimi njihet si “smishing”: mesazhi duket sikur vjen nga një institucion i besueshëm dhe e çon marrësin te një faqe e rreme.
Burimi: Bota Sot, Radio Evropa e Lirë



